Transmetuar më 20-12-2022, 14:47

TIRANË- Ditën e premte më datë 24 dhjetor do të startojë edicioni i dytë i reality-showt të famshëm ‘Big Brother Vip Albania 2’. Kurioziteti për të mësuar se kush nga vipat do jetë pjesë e lojës sa vjen e shtohet. Sipas ‘kryefjala.com’, vipave u janë bashkuar edhe dy ish-konkurrentet e ‘Për’Puthen’, Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes.

Mësohet se aktori i njohur Amos Zaharia dhe Dj Adam Reevs, emri i vërtetët i të cilit është Ilir Memushaj, do të jenë dy banorë të tjerë që do t’i bashkohen aventurës së shtëpisë më të famshme. Ish-partnerja e Amos Zaharias, Gigliola Haveriku, është bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë. Deri më tani ajo është banroja e fundit që i është bashkuar “Big Brother Vip Kosova.” Në “Big Brother Vip Albania”, emrat që janë përfolur deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Albi Nako, Jori Dielli, Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Eva Aliko, por dei më tani nuk kemi marrë asnjë reagim të tyre lidhur me aljmët që qarkullojnë.