Transmetuar më 20-12-2022, 12:19

Sidnei- Shkon të bëjë pak qef me profesionin e vjetër sa vetë njeriu, por nuk reziston dot, vdes.

Një burrë 70-vjeç është gjetur i vdekur në një bordello të Sidneit, Australi.

Trupi i burrit të moshuar u gjet në vendin për të rritur në Hornsby, të dielën në mbrëmje.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në ambientet në orën 17:30 pas raportimeve të marra për shqetësim për mirëqenien e burrit në fjalë.

Në kohën kur mbërritën mjekët, burri u gjet tashmë i vdekur.

Policia po heton rrethanat e vdekjes së burrit dhe ka krijuar skenën e krimit në bordello. Kufoma do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

“Një hetim për rrethanat e incidentit është duke u zhvilluar,” tha policia e NSW në një deklaratë.