Transmetuar më 19-12-2022, 23:34

Ilir Shaqiri dhe vajza e tij Emily dhuruan një performancë magjike në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan. Teksa Emily këndoi këngën e saj “Va tutto bene”, një dedikim për të atin, ky i fundit e shoqëroi me kërcim. Në fund të tij, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim.

Ilir Shaqiri: Jam gjallë. Jam shtrydhur nga emocionet sepse atë që doja, e përjetova. Faleminderit të gjithëve.

Alketa Vejsiu: Këtë këngë e ke shkruar për babanë tënd, apo jo?

Ilir Shaqiri: Po, e ka shkruar kur isha brenda shtëpisë. Është një këngë që sa herë e dëgjoj, mua më ikën petlla.

Alketa Vejsiu: Ua, çfarë thua more Ilir?

Ilir Shaqiri: Më ikën truri skiç, e përjetoj çdo herë që e dëgjoj në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën frekuencë dhe më godet vetëm në zemër.