Transmetuar më 19-12-2022, 23:28

Ermal Mamaqi e ka mbajtur fjalën pasi tha javën e kaluar se do të kërcente me Amin në “Dance Albania”. Në gjysmëfinalen e spektaklit të kërcimit, Amarda Toska, një nga prezantueset më të dashura për publikun u rikthye në skenë për një kërcim magjik krah bashkëshortit.

Çifti kërceu nën ritmet e këngës "You’re beautiful" nga James Blunt.

Performanca e tyre u mbyll me një puthje.