Transmetuar më 19-12-2022, 23:06

Mbrëmë në Greqi janë ekzekutuar dy shtetas shqiptarë ndërsa të premten pasdite në një lokal në Tiranë u eliminua Edmond Papa.

Mediat greke raportojnë se mes vrasjes së dyfishtë të ndodhur në sheshin e Nea Smyrni dhe vrasjes së Papës në Tiranë ka një lidhje.

Sipas autoriteteve greke ajo që ndodhi në sheshin e Nea Smyrni ka të bëjë me trafikun e drogës dhe “luftën” mes bandave shqiptare. Ata kanë dyshime se vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”pasi shohin një lidhje mes viktimave dhe Edmond Papës.

Mediat greke thuhet se autoritetet shqiptare kanë raportuar pak ditë më parë humbjen e një ngarkese prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.