07:27 | Flick nuk ‘fluturon’ me ëndrrat: Tripleta? E bukur, por mendjen e kemi te Betis
- 07:07 | De Bruyne njoftoi largimin nga ‘qytetarët’, Guardiola: Është një ditë e lumtur, por edhe e trishtuar
- 07:02 | Kapiteni i Napolit beson ende te titulli: Shpresojmë në ndonjë hap fals të Interit
- 07:00 | Juventus dhe Vlahovic i ‘zgjatin dorën’ njëri-tjetrit falë Tudor, por në verë do të ketë lamtumirë
- 06:57 | Bruno Fernandes te Real Madridi? Për Amorim nuk ka shanse: E dua këtu, ia kam thënë tashmë
- 06:55 | Hummels thotë mjaft: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, por ka ardhur momenti të ndalem
- 23:24 | 19-vjeçari në Itali vrau babanë për të mbrojtur nënën: Nuk kisha alternativë tjetër!
- 23:22 | Dështojnë negociatat me Paraticin, Tare rikthehet sërish mes kandidatëve për drejtor sportiv të Milanit
- 22:39 | Qeveria italiane nis zyrtarisht procedurat për Gjadrin, çfarë pritet javën e ardhshme
- 22:34 | Mashtrimi që të rikthen bashkëshortin! ‘Shkelja këmbën burrit 3 herë’
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi i Paolo Fox – 4 Prill 2025: Si ndikojnë sot yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie
- 3 shenjat me më shumë fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 4 Prill 2025 (sipas Paolo Fox)
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – 4 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e premte 4 Prill 2025
- E pabebsueshme! Gjendet oqean i fshehur 660 km nën mantelin e Tokës. Shkencëtarët: Është tre herë më i madh se sa oqeanet e sipërfaqes të marra së bashku
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Shkoi në shtëpinë e tij për ti kthyer rrobat pas ndarjes, filipinasi rrëfehet para hetuesve pse e vrau Ilaria Sulën
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!

Nga Lutfi Dervishi
Trill apo sensacion! Janë të shumtë ata që do jenë skeptikë lidhur me këtë lajm. Por duket se gabojnë.
Lionel Messi, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave është me origjinë shqiptare.
Ai është një tjetër yll shqiptar në galaktikën e pafundme të vlerave kuqezi nëpër botë.
Doni më shumë fakte për pikëpyetjet tuaja? Për ata që duan të shohin, dëgjojnë dhe kuptojnë, gjatë muajit të botërorit në Katar u zbuluan mjaft të dhëna që vërtetonin katërcipërisht rrënjët, degët dhe sythet e Messit.
U faktua se familja e tij nga nëna ka emigruar në Argjentinën e largët nga fshatrat arbëreshë të Italisë së Jugut ku thuhet se fillimisht ka hyrë ilegalisht përmes një varke me vela bashkë me një grup tjetër emigrantësh.
Më poshtë rendisim vetëm disa prej “shenjave” që garantojnë origjinën e birit të atdheut tonë, Messit të madh, yllit shqiptar që vendosi krenarinë tonë kombëtare në piedestalin e nderit.
Ka pasur një pyetje prej 20 vjetësh që besoj e mori përgjigjen se kush është lojtari më i madh i të gjithë kohërave, Mesi apo Ronaldo. E patë në botëror se si e trajtuan Ronaldon ata që i konsideronte të vetët. Trajneri e poshtëroi pasi e la në stol dhe si për t’i ulur krenarinë e fuste dhe e nxirrte nga loja si të qe një lodër me kurdisje. Ai i shkretë nuk hapte gojën, por vetëm vraponte dhe mobilozonte të tijët për të fituar.
Po Messi? Erdhi dhe mbeti si zotni i vërtetë, nga ato që të kujtojnë Mesët shkodranë, 70% të kohës ecte në fushë pa u shqetësuar dhe kur t’i mbushej mendja ndizej si motor me bateri për të shpartalluar portën kundërshtare. Po le të guxonte trajneri ta hiqte… Ai do ta bënte për një lek në sy të kamerave dhe do ta shante me libër shtëpie siç i ka hije një burri me gjak shqiptari që nuk të fal, sidomos, në raste si këto.
A e patë ndeshjen dramatike Argjentinë – Holandë? E vërtetë që Argjentian fitoi, por Messi i nisi të sharat në stërvitje, i vijoi në fushën e lojës dhe i mbylli në konferencën e shtypit pas ndeshjes. A e mbani mend se çfarë i tha sulmuesit të Holandës që i ishte ofruar për të ndërruar fanellën? “Pse m’shef? Dhe ju e dini mirë se çfarë ndodh kur një shqiptar lëshon pyetjen dramatike: “Pse m’shef”? Por për fat aty ishte një gazetar që ndaloi sherrin që pa dyshim do të kishte pasoja tragjike.
A e keni vënë re se Messi pas çdo goli të shënuar ngre gishtat tregues lart në qiell? Lutet për gjyshen e tij arbëreshe e cila iku nga kjo botë me amanetin: Mos harro se kush je, mos harro prej nga vjen, mos harro mëmëdheun e pellazgëve”.
Po të keni parë dokumentarin për fëmijërinë e Messit do t’u hiqet çdo mëdyshje që Messi është me origjinë shqiptare ku gjyshja shfaqet fillimisht si burrneshë e vërtetë
Është pikërisht ajo grua fisnike që e nxiti për t’u bërë ai që është: futbollisti më i mire i të gjithë kohërave. Gjyshja e çonte Messin në shkollë, por ndryshe nga gjyshet e tjera që i jepnin nipërve të tyre bukën e mbështjellë apo librat, nënokja i jepte Messit topin e rrumbullakët dhe i thoshte: edhe bota kështu është…luaj të keqen nëneja se nuk ja ka parë njeri hajrin shkollës.
Nga burime të konfirmuara tashmë, Messi ka dashur që pas çdo goli të shënuar në botëror të bënte me dy duar simbolin e shqiponjës, por i është lutur duke qarë Infantino, presidenti i FIFA-s që është zviceran. “Aman të lutem vetëm këtë mos e bëj se po e bëre këtë nuk kthehem dot në Zvicër nga Xhaka dhe Shaqiri”.
Ju e keni vënë re se Argjentina ishte ekipi që mori më shumë penallti, plot pesë. Dhe kush i gjuajti të gjitha penalltitë? Messi. Guxon njeri tjetër përveç shqiptarit t’i gjuaj të gjitha penalltitë?
E patë mënyrën e turpshme, jo etike, se si festoi portieri Martinez kur mori “dorashkën e artë”? Në fakt, ideja për atë veprim ishte e shqiptarit Messi, por shoku i skuadrës Martinez ju lut dhe e bindi duke i thënë: më ler ta bëj unë se qenka gallatë…..
Mbiemri Messi është i përhapur në Shqipëri, veçanërisht në qarkun e Shkodrës. Gjyshja e Messit ka treguar se Babgjyshi i saj i ka rrëfyer me ëndje se stërgjyshi ka qenë shqiptar dhe kjo sigurisht nuk është një përrallë fëmijërie siç mund të pretendojë ndonjë gjakprishur. Për nder të kësaj familje në Postribë edhe sot e kësaj dite qëndron një monument kulture i quajtur Ura e Mesit. Ura ka 10 harqe, dhe amaneti i plakës së urtë atdhetare ka qenë që në fushën e lojës Messi të mbante numrin 10.
Edhe gruaja e Messit thuhet se është me origjinë shqiptare po për të ende historianët tanë po grumbullojnë të dhëna. Sot mund të analizojmë treguesit: A e patë se si bënte ligjin në çdo ndeshje? Nuk e la të bënte fotografi me asnjë femër. I nxirrte si mburojë tre kalajmajtë dhe për siguri i hidhte edhe një shikim domethënës: Hë….?! Veç të tjerash, ashtu si çdo emigrant që i mban të lidhura rrënjët me token amë, do pranonte të martohej veç me një grua të origjinës së tij.
Messi ka lindur më 24 qershor, në të njëjtën ditë që ka lindur edhe shkrimtari i madh argjentinas Ernesto Sabato. Askush nuk e vë dot në dyshim se Sabato është me origjinë arbëreshe.
Qindra mijëra shqiptarë janë me Argjentinën për shkak të Messit dhe festuan si për djalin e tyre dhe kjo është dëshmi tjetër e thirrjes së gjakut i cili nuk bëhet ujë o lum miku. Messi ka dashur me kohë të marrë pasaportën shqiptare, por nuk ka dashur të hapë sherr mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka ende mbi tryezë ftesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili e ka thirrur për t’i dhënë shtetësinë dhe çelësin e qytetit ku në axhendë parashikohet edhe mbjellja e një peme në kujtim të gjyshes.
Andaj, është koha për të mbyllur sherrin që ka nisur nëse Messi është nga Mashkullora e Gjirokastrës apo nga Postriba e Shkodra. Ky detaj nuk ka rëndësi pasi ai na përket të gjithëve. Jo vetëm ne që jemi në Shqipëri. Messi bën krenar çdo bashkëkombas në rruzullin tokësor.
Nderime përjetë, rrofshin yjet, rroftë galaktika kuqezi!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd