Transmetuar më 19-12-2022, 22:18

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se i ka mbërritur një letër nga një person që ndodhet në burg. Në hapje të emisionit ‘Dance Albania’, Alketa tha se letra ishte e zymtë dhe e trishtë e se e kupton se si është jeta pas qelisë.

Moderatorja zbuloi se ky person i ka dërguar një letër prej 10 faqesh, ku tregohej jetesa në burg. Ajo bën thirrje për reflektim të gabimeve që janë kryer.

“Përshëndetja e dytë speciale e kësaj nate shkon për një zemër tjetër të trishtuar që më ka dërguar një letër me 10 faqe edhe që po vuan lirinë, në burg. Unë e di se sa e zymtë është jeta pas dyerve të burgjeve. Të gjithë ne mund ta imagjinojmë se çdo të thotë të jetosh pa lirinë kështu që duke shpresuar se po reflektoni për çdo gjë të gabuar që keni bërë në jetë, një përshëndetje shkon për ju nga skena e Tv Klan”, u shpreh Vejsiu.