Transmetuar më 19-12-2022, 20:29

Vatikan- Edhe pse argjentinas, Papa Françesku nuk ndoqi finalen e Kupës së Botës. Kjo e ka një arsye serioze. Ditën e dielë, miliona njerëz në mbarë globin patën mundësinë të shikojnë finalen më emocionuese të Kupës së Botës të të gjitha kohërave.

Argjentina mundi Francën me penallti dhe të gjithë tifozët po mbanin frymën derisa goditja e fundit e dërgoi Argjentinën drejt fitores. Përveç… Papa Françeskut i cili, sipas Corriere della Sera, nuk pa asnjë minutë të ndeshjes.

Kjo nuk ndodhi rastësisht pasi, sipas një interviste të dhënë nga Papa në vitin 2015, pas eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës 1990 nga Italia, ai i kishte premtuar Zotit se nuk do të shikonte më kurrë televizor. "Nuk është për mua," ka thënë ai.

Mirëpo, Papa u informua për rezultatin!