
ITALI- Arrestohet sapo shkel në Itali një 25-vjeçar shqiptar.
Ai u ndalua nën akuzën për posedim të lëndëve në Induno Olona.
Dje në Gjykatën e Vareses për vleftësimin e arrestit, 25- vjeçari, i liruar më pas nga burgu, negocioi dënimin e tij me gjashtë muaj.
Sipas asaj që është konstatuar, i riu ka hyrë në Itali me vizë turistike, zyrtarisht për t’u bashkuar me gruan e tij shtatzënë, në realitet do të kishte mbërritur për t’iu përkushtuar trafikut të drogës.
Një ditë më parë ushtarët e Arcisate dyshuan për një makinë, në timonin e së cilës ishte shqiptari i papunë, të cilit iu gjetën dhjetë doza kokainë dhe 750 euro cash, prej të cilave ai nuk mundi të shpjegonte origjinën. Prandaj kontrolli konfirmoi dyshimet e karabinierëve dhe për këtë shkak u bë arrestimi.