Transmetuar më 19-12-2022, 19:10

Zvicër- Goditet me thikë, vdes shqiptari në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugët e Bière të Zvicrës mbrëmjen e djeshme.

Blick.ch‘ raporton se 28-vjeçari ka humbur jetën pas një sherri gjatë së cilës u godit për vdekje me thikë, nga një shqiptar.

Viktima humbi shumë gjak ndaj mjekët e ndihmës mjekësore nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar kosovar, me të cilin viktima ishte përfshirë në një sherr. Dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, ndaj policia ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.