Transmetuar më 19-12-2022, 18:56

Tiranë- Vdes në spitalin e Traumës një prej 3 të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

I riu, Taulant Konica nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra. Ai u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës, mirëpo sot në mëngjes gjeti vdekjen.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç.

Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia.

Nuk dihet sesi është gjendja e dy personave të tjerë që mbetën të plagosur pas shpërthimit.