Transmetuar më 19-12-2022, 18:46

TIRANË- Zbulohen detaje nga vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë.

Shkaku i ekzekutimit ka qënë prishja e pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtarit të tij në Tiranë, në këtë rast Sadikajt.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë, citon top-channel.

27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, u eliminua me bombë me telekomandë, teksa po udhëtonte me makinë në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të kryeqytetit.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili ka lëvizur në këmbë i maskuar policia e Tiranës është duke grumbulluar pamje të kamerave të sigurisë në zonë por deri më tani nuk është gjetur ndonjë sekuencë e vlefshme. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd