Transmetuar më 19-12-2022, 18:26

KOSOVË- Logopedi Iljasa Fazliu, i cili dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan, pasi Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se Fazliut se bashku me dy familjarë të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3 vjeçares, Arbër Spahiu. Ai tha se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit.

“Sot me date 19.12.2022 prane Gjykates Themelore ne Gjilan kemi ushtruar kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj te mbrojturit tim R. S dhe ashtu siq qenkeni njoftuar ju, gjykata për të mbrojturin tim por edhe për dy të pandehurit e tjerë e ka ndërprerë masën e paraburgimit, dhe të njëjtën masë e ka zëvendësuar me Masën e Ndalimit per t’iu Afruar Vendit apo Personit të Caktuar. Vlene te theksohet se ne si mbrojtje nuk kemi qene te kenaqur qe nga fillimi me caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Kosovë dyhsiohet se ka ndodhur disa ditë më parë por u bë publik vetëm mbrëmjen e djeshme pas publikimit të një video ku shihej sesi logopedi dhunonte 5-vjeçaren me autizëm. Familjarët e të miturës pas kësaj ngjarje kanë dhunuar Iljaza Fazliun, i cili momentalisht ndodhet në spital ku dhe do i jepet masa e sigurisë nga Gjykata. Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër rast dhune tronditi opinion në Koosvë ku shihej se tre infermiere në një azil në Pejë dhunonin të moshuarën.