Transmetuar më 19-12-2022, 18:03

Greqi- Policia ka arrestuar një shqiptar në Greqi pasi akuzohet për vjedhje e cila përfundoi me një viktimë.

36-vjeçari me emrin Alvin Musaj mbrëmjen e 10 nëntorit, duke hipur në motor, ka kapur çantën e një të moshuare në këmbë.

Si pasojë e tërheqjes, gruaja është rrëzuar përtokë, duke sjellë lëndime të rënda në kokë, nga të cilat dy ditë më vonë ka ndodhur edhe vdekja në spitalin ku po trajtohej.

Më pas, 36-vjeçari ka grabitur në të njëjtën mënyrë një tjetër të moshuar, e cila ka mbetur e plagosur rëndë, pasi ka pësuar frakturë dhe plagosje.