![](https://noa.al/newsImages/2022/12/640-0-30a4d7e4a7bc03db507968b80b66e0d3.jpg)
Rusia ka kërkuar nga Shqipëria ekstradimin e 33-vjeçares Svetlana Timofoeva, e cila u arrestuarnë uzinën e armeve ne Gramsh, në muajin gusht.
Përballë grupit hetimor, ajo ka thënë se është thjesht një blogere dhe jo spiune. Javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.
Rusen e arrestuar në Shqipëri për spiunazh, në Rusi e kërkojnë se mori sekrete shtetërore. Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë Gjykata e Elbasanit gjatë javëve në vijim.
Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarjeje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit më 20 Shtator.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd