Transmetuar më 19-12-2022, 12:54

I vetmi person në të gjithë planetin që fitoi tri Kupa Bote në karrierën (1958, 1962 dhe 1970) uroi Argjentinën për fitimin e Kupës së tretë të Botës, pas atyre të ngritura nga Mario Kempes më 1978 dhe Diego Armando Maradona, i cili vdiq dy vite më parë, më 1986.

Pele tha se legjenda e ndjerë e Argjentinës, Diego Maradona do të ishte krenar për arritjet e vendit të tij. Ai gjithashtu kishte një mesazh simpatik për yllin francez Kylian Mbappe, i cili u bë vetëm lojtari i dytë që shënoi “hat-trick” në një finale të Kupës së Botës:

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse. Messi fitoi Kupën e tij të parë të Botës, siç e meritonte trajektorja e karrierës së tij. Urime edhe mikut tim të dashur, Mbappe, që shënoi katër gola në një finale (llogarit edhe penalltinë).

Çfarë dhurate ishte ta shikonim këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego po buzëqesh tani".