Transmetuar më 19-12-2022, 11:55

I- Personi që po shikoni në foto është Armando Ogranaja, 44-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Berati, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Athinë. Mësohet se Ogranaja nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se qëllimi i autorit ishte të ‘eliminonte’ 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj, nga Vlora.

Personi që po shikoni në foto është Kreshnik Çerçizaj, shënjestra e atentatit të ndodhur një natë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë bashkë me mikun e tij, Armando Ogranaja. 41-vjeçari nga Vlora mësohet të ketë qenë personi që autori ka dashur ta eliminojë, por si pasojë e të shtënave, vdiq edhe 44-vjeçari nga Berati.

Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital. Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke. Burimi newsit.gr