Transmetuar më 18-12-2022, 23:39

Një ndër personazhet më të dashur për publikun Eli Fara, ka qenë mbremjen e sotme e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca, në emisionin “Zemër Luana”. Eli ka qenë mjaft sportive dhe komode.

Ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të Egit, i cili ishte në rolin e astrologes, Zonja Vefi. Teksa ka bërë parashkimin e shenjave për secilin tek të ftuarit është ndalur tek Eli Fara, ku është shprehur se do të hapë zemrën për dashurinë në 2023. E faktikisht Eli Fara nuk e ka mohuar diçka të tillë.

Këngëtarja ka nënkuptuar se nëse vjen partneri e ka të hapur derën në vitin 2023. Gjithsesi Eli është ndër ato personazhe që e ruan me fanatizëm jetën private, ndonëse në “Zemër Luana” është përshtatur së shumti edhe me të ftuarit e tjerë apo më ngacmimet e Egit.