Transmetuar më 18-12-2022, 22:52

Greqi- Ngjarje e rëndë në Athinë me protagonistë shqiptarë.

Dy burra me origjinë shqiptare kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë në një lokal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Nea Smyrni, ku një person me maskë kirurgjikale dhe me kapuç hyn dhe hap zjarr ndërsa në kafene kishte shumë klientë.

Mediat greke raportojnë se njëri prej tyre, që ishte pronari i kafenesë, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa viktima tjetër është konfirmuar më pas pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë por mediat greke flasin për larje hesapesh.

Ndërkohë, një vajzë që thuhet se po kalonte aty pranë ka marrë një plumb dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.