Transmetuar më 18-12-2022, 20:19

Katar- I pranishëm në finalen e Kupës së Botës ka qenë Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Megjithëse i trishtuar nga rezultati, ai mbajti kokën lart duke shkruar në Twitter: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.

Macron është kapur nga kamerat televizive duke festuar furishëm “kthimin” e Francës për të fituar kupën, megjithatë finalja nuk ishte ajo që ai dëshironte… Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.