Transmetuar më 18-12-2022, 18:11

VLORË- Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Një mjet me shpejtësi të lartë humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke marrë para trafikndarësen.

Nga pamjet dallohet makina mbi trafik ndarësen, teksa ka rrëzuar edhe një prej shtyllave të ndriçimit.

Por fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar.