Transmetuar më 18-12-2022, 17:16

Edhe shqiptarët po ndjekin me interes finalen e Kupës së Botës.

Atmosfera është edhe e ndezur edhe në sheshin “Skënderbej”.

Situata është e zjarrtë, ndërkohë që shumica e të pranishmëve në shesh janë me Argjentinën.

Sipas Merhorit, ovacionet dhe reagimi kanë qenë të mëdha, në dy momentet kur Argjentina ka shënuar.

“Atmosferë e zjarrtë. Ovacione kur Argjentina ka bërë golat. Solidaritet në momentin që Di Maria u përlot kur bëri golin, kishte ovacione e duartrokitje nga pjesëmarrësit në shesh.

Nëse Argjentina fiton Messi do të fitojë edhe një kupë botërore të munguar.

Shumica e pjesëmarrësve janë me Argjentinën dhe Lionel Messin. Ka edhe ata që janë me Francën dhe shprehin pikëllimin për rezultatin në pjesën e parë”, tha Merhori.