Transmetuar më 18-12-2022, 17:05

Katar- Lojë e bukur e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Pas penalltisë së realizuar nga Lionel Messi, vjen një super gol nga Di Maria.

Aksioni i bukur u nis nga Messi dhe u finalizua nga Angel Di Maria.

Në minutën e 36-të, Argjentina shënon edhe golin e dytë ndaj Francës.

Pas këtij goli, Di Maria i emocionuar ka shpërthyer në lot.