Transmetuar më 18-12-2022, 15:20

KATAR – Çmenduri në këtë ditë të finales së Botërorit “Katar 2022” midis Argjentinës dhe Francës, janë nga më të ndryshmet. Një e tillë, nëse mund të themi kështu, është ajo e reperi Drake, i cili ka vënë bast 1 milion dollarë që skuadra ‘Albiceleste’ e Argjentinës do të fitojë Kupën e Botës.

Muzikanti kanadez ka postuar një pamje të bastit në rrjetet sociale. Nëse Argjentina fiton ndaj Francës, Drake do të fitojë 2.750.000 dollarë. Por ndërkohë, duhet thënë se skuadrat apo sportistët që ai mbështet apo fotografohen me të humbasin.