Transmetuar më 18-12-2022, 15:16

Serbi- Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, në anën e territorit serb, teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Nga ulja e niveleve të kolesterolit tek reduktimi i alergjive, PËRFITIMET shëndetësore të shafranit të Indisë

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Policia është parë duke e ndaluar një person.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë. Nuk duam të përballemi me njerëzit tanë. Nuk e pranojmë marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë një protestues.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve më 2011.

Në kuadër të këtij procesi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian janë arritur disa marrëveshje./REL