Transmetuar më 18-12-2022, 14:41

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky e ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund mosmarrëveshjeve të tyre në një "ndeshje të vetme në ring nëse është burrë", shpjegoi ai në një intervistë për televizionin francez.

Edhe pse bën shaka, mund të jetë një mënyrë më e drejtpërdrejtë për t’i dhënë fund luftës: "Një burrë, nëse është një burrë i vërtetë, kur dëshiron t’i dërgojë dikujt një mesazh ose ta rrahë, e bën këtë pa iu drejtuar shërbimeve të një ndërmjetësi. Nëse do të kisha një mesazh të tillë për t’ia përcjellë Putinit, do ta bëja i vetëm”, tha ukrainasi për LCI.

Ai shpjegoi se do të ishte i gatshëm të ndeshej me Putinin. Kjo është përgjigja e Zelenskit ndaj informacioneve që kanë qarkulluar për urdhrin e Putinit për ta vrarë atë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd