
FGrancë- Lajmi u konfirmua fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve Baza, raportoi se Zelenov po vizitonte miqtë më 9 dhjetor, në qytetin francez të Antibes.
FRANCË- Një oligark rus ka vdekur në mënyrë misterioze në Francë pasi ka rënë ‘aksidentalisht’ nga shkallët. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Dmitriy Zelenov, i cili ishte ish-pronari i grupit të shquar të zhvilluesve të pronave Don-Stroy.
Sipas mediave, informacioni, i konfirmuar fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve Baza, raportoi se Zelenov po vizitonte miqtë më 9 dhjetor, në qytetin francez të Antibes.
Pas darkës, biznesmeni thuhet se ndjeu "ndryshime" në gjendjen e tij shëndetësore dhe u rrëzua nga shkallët, ai është transportuar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në kokë.
Dmitriy Zelenov është një ish-miliarder i cili e ka bërë pasurinë e tij në pasuri të paluajtshme, raporton Forbes. Ai ishte një nga të parët që ndërtoi ndërtesa banimi luksoze në Moskë në vitet 1990.
Vdekja e Zelenov i shtohet listës së gjatë të oligarkëve rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Së fundmi, Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, drejtor i Hekurudhave Ruse, u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





