Transmetuar më 18-12-2022, 11:01

Dalina Buzi ka sqaruar qëndrimin dhe të vërtetën e saj në “Më lër të flas”

Dalina sqaroi marrëdhënien e saj me këngëtaren Elvana Gjata, ku mohoi çdo krisje të mundshme mes tyre.

“Me Elvanën gjithçka në rregull është. Marrëdhënia ime me Elvanën ka nisur në 2009. Ka qenë një marrëdhënie që e kemi ndërtuar bashkë, pa ndërhyrjen e askujt. Kemi bërë projekte bashkë, domethënë janë shumë. Në këtë marrëdhënie, njerëzit që janë futur në marrëdhënien tonë janë njerëz që ne kemi punuar. Nuk kam çfarë t’i them Elvanës, as ajo mua, sepse ky person apo tjetra që është konkurrente nuk janë përmendur kurrë në marrëdhënien tonë. S’kam si ti them gocës së huaj”