Transmetuar më 17-12-2022, 23:46

BRITANI E MADHE- Princi Harry ka akuzuar mediat britanike se janë bërë shkaktare për humbjen e një fëmije të tij me Meghan Markle. Në serinë e re të dokumentarëve “Harry & Meghan”, sipas Harryt, Meghan Markle humbi fëmijën për shkak të presionit që mori nga një çështje gjyqësore kundër një tabloidi britanik.

Sipas informacioneve të publikuara nga avokati i çiftit, kur “Mail on Sunday” dhe “MailOnline” kishin publikuar një letër personale të Meghan drejtuar babait të saj, pa pëlqimin e saj, ajo ishte shtatzënë. Për shkak të stresit dhe presionit, Harry tregon se ajo e ka humbur foshnjen.

“Unë besoj se gruaja ime e pësoi këtë abort për shkak të shkrimit në gazetë. E pashë nga fillimi në fund. A e dimë me siguri se ky ishte shkaku? Sigurisht që jo. Por nëse mendojmë për mungesën e gjumit dhe kohën e shtatzënisë, mund të them se kjo është për shkak të asaj që ata u përpoqën t’i bënin asaj,”- tregon Harry.