Transmetuar më 17-12-2022, 22:57

Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani dhe Valbona Selimllari janë përfshirë në një debat.

Pasi juria u akuzua nga disa konkurrentë se kanë preferenca personale, Valbona tha se performancat e tyre nuk janë si në ekran pasi produksioni i nxjerr më bukur. “Ajo që shihni ju në ekran është aftësia e produksionit për t’ju nxjerrë ju yje atje. Të gjithë këta që e shohin në YouTube performancën e tyre, e shohin të kuruar atë, kurse ne këtu nuk kurojmë asnjë gjë. Ne shohim çdo hap, të cilin njerëzit nuk e shikojnë në shtëpi.”-tha ajo mes të tjerash.

Kjo gjë u kundërshtua nga Bora e cila u shpreh se produksioni nuk bën asnjë kurim dhe nuk ndërhyn në performancat e konkurrentëve.

Një reagim për debatin e ka pasur edhe Monika Lubonja. Aktorja ka ironizuar Borën duke thënë se nuk ka thënë asnjë mendim gjatë këtyre muajve dhe debatoi me Valbonën në fund.

Ajo publikoi një video në Instagram ku shprehet: “Po na dhurojnë nga një çudi më vete, se spektakël nuk është se po na bëjnë, por hajde, nejse. Po 4 muaj mi zemër, moj bukuri, moj dashuri nuk fole, nuk debatove, nuk the një mendim tëndin, tani e gjete të debatosh me yllin më të bukur të Shqipërisë? Bobin? Zemër, është Bobi ajo, është e bukur e lindur”.