Transmetuar më 17-12-2022, 21:07

DURRËS- Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur kur automjeti ka qenë në lëvizje, në një rrugë kryesore në lagjen 18, pranë degës së Kryqit të Kuq.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Kjo pasi drejtuesi i mjetit dhe persona të tjerë që ndodheshin brenda tij, kanë mundur të dalin në kohë.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë mundur të shuajnë flakët. Mjeti është dëmtuar plotësisht dhe shkak për zjarrin mësohet se janë bërë problemet në motorrin e mjetit.