Transmetuar më 17-12-2022, 19:31

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ‘solidarizuar’ me mjekët e infermierët. Në pritjen e organizuar për ta këtë fundvit, Rama tha se ata i mbulon hija e paragjykimit se i shohin pacientët nga ‘xhepat’, referuar ryshfetit.

Edi Rama: Shpresh solidaritetin për mënyrën se si ju shikojnë prej kohësh. në jetën tuaj të përditshme e profesionale ju mbulon hija e paragjykimit se infermierët e mjekët të shohin nga xhepi para se të të prekin me dorë. Kjo është një fjali brutale e vulgare që përdoret rëndom dhe kryesisht nga ata që për fat të mirë, nuk kanë pasur kurrë nevojë për ju, por kanë një kënaqësi, që është një kënaqësi që ne shqiptarët e ndajmë lehtësisht me tjetrin, e të marrurit për gojë për keq të njerëzve e sidomos të atyre që vihen përballë dritave të skenës, për aryse të ndryshme. Nuk mungojnë rastet që mes bluzave të bardha gjenden individë të padenjë, por këto nuk janë rregulli, por përjashtimi. Në sistemin shëndetësor, në radhë të parë, i gjithë volumi i shërimit të sëmundjeve është meritë e mjekëve. Jemi përpejkur në të gjithë mënyrat që këtë respekt e solidaritet ta shprehim duke rritur cilësine kushteve në të cilat ju punoni. Sot, të paktën sytën e mi këtë thonë sepse i kam parë si keni punuar, sot keni aparatura e mjete më cilësore. Nga ana tjetër, për të rritur shpërblimin tuaj. Duhet të përmbushim objektivat.