Transmetuar më 19-12-2022, 07:18

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi ka dhënë një intervistë për "Radio Monte Carlo". “Konfirmoj një mijë herë që Leo Messi është shumë i lumtur me PSG-në. Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”, – tha presidenti i skuadrës pariziene përballë thashethemeve që e lënë argjentinasin jashtë klubit.

“Do të diskutojmë pas Botërorit”, – shtoi ai për një futbollist që këtë të diel mund të shpallet kampion bote për herë të parë me Albiceleste. PSG-ja ka besim se ai mund të performojë në nivel të lartë edhe për disa sezone të tjera, pavarësisht se tashmë është në rrugën e 36-vjetorit të lindjes.

Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ideja e Al Khelaifi është që të paktën të rinovojë deri më 2024. Siç raportohet nga "MARCA", ideja e Messit është të presë deri pas Kupës së Botës për të zbuluar se si vjen e ardhmja në të gjitha kuptimet.