Transmetuar më 17-12-2022, 14:44

Britania e Madhe- Shpërthen në flakë restoranti në mes të Londrës. Në pak minuta gjithçka është shkrumbuar plotësisht.

Sipas mediave të huaja, në momentin kur ka nisur zjarri, brenda restorantit ndodheshin 300 persona, të cilët nisën të vraponin të tmerruar mes flakëve.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, teksa videot e postuara nga ngjarja, tregojnë njerëzit që vrapojnë mes flakëve, në përpjekje për të dalë nga restoranti.

Ende nuk dihet shkaku i nisjes së zjarrit, ndërsa dyshohet për ndonjë defekt të mundshëm elektrik.