Transmetuar më 17-12-2022, 14:21

Greqi- E trishtë në Greqi. Foshnja që po udhëtonte me emigrantët ka ndërruar jetë pas përplasjes së varkës me shkëmbinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Lesvos, në rajonin Fara, pas një gomone që transportonte emigrantë u përplas me disa shkëmbinj. Babai i foshnjës raportoi se anija u përplas në shkëmbinj dhe, në përpjekje për të dalë në breg, foshnja ra në det.

Në mesditë është njoftuar porti i Mitilinës dhe një ambulancë e KY Plomari, e cila ka marrë foshnjën e vdekur. Duek e dërguar në spitalin Bostanio për autopsi.

Sipas mediave greke, në gomone ndodheshin 34 persona, kryesisht me origjinë afrikane. Dy prej tyre kanë marrë lëndime të lehta në këmbë.