Transmetuar më 17-12-2022, 12:15

Është rikthyer në vëmendje rasti i rëndë i publikuar disa kohë më parë, ku një fëmijë 1-vjeçar në Tiranë rezultoi pozitiv me HIV.

Lajmi është bërë publik në fillim të muajit dhjetor, ndërsa rezultoi që 1-vjeçari ishte infektuar me virusin vdekjeprurës në ambientet e QSUNT, për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

Prindërit e të miturit kanë rrëfyer se si kanë marrë vesh lajmi ne rëndë, ndërsa tregojnë se ata janë negativë.

“Jemi dy prindër të rinj që po i gëzohemi dashurisë sonë. U kujdesa shumë që të lindja një fmëijë të shëndetshëm, por pa menduar se sistemi shëndetësor do ta kthente gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës sonë, në një makth. Ne jemi prindërit e fëmijës 1-vjeçar, i cili u shfaq në titujt e lajmeve si fëmija që rezultoi pozitiv me vitursin HIV, ndërkohë që ka dy prindër negativë.

Si nënë nuk mundem dot, plagën në shpirt kam zgjedhur ta shëroj e luftoj për hatër të tim biri. Asnjë pakujdesi e bluzave të bardha që ne i shihnim si shpëtim, nuk do më bëjë të heq dorë dhe ne do ta fitojmë këtë luftë. Betejën e parë e nisëm në muajin nëntor, kur mjekja që e ndoqi, Lirjana Bakalli, kishte besimin tonë të plotë dhe ne nuk i ndërhymë. Më 9 dhjetor djali ynë mposhti bronkplumonini vetëm, larg syrit tonë. 3 javë më vonë, më 31 dhjetor i vogli shënoi një temperaturë të pa zakontë, 39 gradë. Më pas në janar, kaloi përsëri një infeksion të rëndë urinar dhe u trajtua nga mjekja Iliriana, por këtë herë paraqiteshim në spital vetëm për pjesën e injeksioneve.

Në shkurt djalin tonë i nis një polipe dhe u detyruam ta shtronim sërish në spital, në pavjonin e pneumonologjisë. Mjekja që e ndoqi quhen Mepolme Bishka, e cila na tha se djali i kishte këto shqetësime nga problemet kardiovaskulare. Pasi dolëm nga spitali djali vazhdonte të ishte me polipe dhe na u desh ta shtronim përsëri. E shtuan në terapinë intensive ku iu bënë analiza dhe ai rezultoi pozitiv me HIV me katër teste pozitivë.”- kanë treguar prindërit.