Transmetuar më 16-12-2022, 21:48

Tiranë- Mësoheh detaje të reja nga nga vrasja e 49-vjeçarit Edmond Papa në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari pas plagëve të marra humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa. Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap. Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit.