Transmetuar më 16-12-2022, 21:27

Ritvana, ish konkurrentja e “Përputhen” ka reaguar pas sherrit që ndodhi në programin e dashurisë së fundmi, ku Lea dhe Irisi patën një konfrontim fizik. Ritvana shkruan se është penduar që është bërë pjesë e programit dhe sipas saj kushdo që bëhet pjesë e tij, del nga vetja.

"Unë që javën e parë që jam bërë pjesë e këtij shoë, jam penduar dhe jo pak herë jam tërhequr. Sepse kushdo që bëhet pjesë e atij programi, del nga vetja, e humb veten, prek ato dimensioned më të ulëta që secili prej nesh i ka brenda vetes. Ndjehem e turpëruar që kam qenë pjesë e atij programi, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa statusi juaj përballë familjes, kolegëve, miqve. Bëni vepra që ju bëjnë të ndiheni krenar për atë që jeni! Dhe ajo periudhë s’është diçka me të cilën unë krenohem. E paprecedentë që disa të rinjve iu krijohen rrethanat që të konflikohen dhe mediat me fuqinë e tyre e publikojnë pa asnjë përgjegjshmëri. Dhuna duhet të dënohet me ligj! Qoftë ajo morale, qoftë ajo fizike”, shkruan Ritvana.