Transmetuar më 16-12-2022, 20:17

KATAR – Dhe në fakt jo vetëm në Argjentinë.

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martínez, ka lavdëruar Lionel Messin këtë të premte. Duke folur për ‘Footballers Lives’, portieri argjentinas tha se Messi do të mund të luante futboll deri në moshën 50-vjeçare.

“Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare. Duket se është në formë vërtet të mirë dhe i bën gjërat të duken të lehta, edhe nëse janë më të vështirat. Të luaja me të më bëri të përmirësohem si lojtar, pa dyshim”, tha ai.

“Ai përfaqëson vendin si një hero. Argjentinasit e respektojnë Messin më shumë se presidentin. Nëse Messi do t’u thoshte argjentinasve të qëndronin në shtëpi 24 orë, të gjithë do ta bënin. Ai është numri një, ai punon shumë dhe është një frymëzim për të gjithë”.