Transmetuar më 16-12-2022, 19:50

TIRANË- Detaje të reja rreth vrasjes së Edmond Papa (Hoxha), biznesmenit 49-vjeçar që u ekzekutua pasditen e sotme. Ai dyshohet të jetë ndjekur gjatë gjithë ditës nga autori. Burime bëjnë me dije se autori, i paidentifikuar, e ka gjurmuar me këmbë deri në lokalin ku Papaj është futur rreth orës 16:30 në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.

Ai kishte udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës dhe ishte ulur në lokalin në lagjen ku banonte i vëllai. Por, në momentin që është futur në lokal, autori, i maskuar me kapuç, ka qëlluar 9 herë me një pistoletë të llojit "Glock”, në drejtim të bizmesmenit dhe më pas është larguar nga vendngjarja përmes rrugicave.