
Tiranë- Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri e paluajtshme në Tiranë.
Pasuritë i përkasin shtetasit Elvi Osmaj, 32 vjeç dhe familjarëve të tij dhe dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale.
Konkretisht bëhet fjalë për një ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare.
Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Elvi Osmaj në shtetin anglez.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





