Transmetuar më 17-12-2022, 07:47

Olivier Giroud foli për mediat pasi mundi Marokun dhe siguroi një vend në finale, takim në të cilin Franca e tij do të përballet me Argjentinën. Një kundërshtar që ai e konsideron "nuk është vetëm Messi".

Sulmuesi francez ishte plot lëvdata për Albiceleste, një skuadër që e konsideron shumë të rrezikshme jo vetëm për shkak të pranisë së ’10’ argjentinase: "Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, do të duhet të bëjmë mirë në finale. Do të përpiqemi ta ndalojmë atë, por Argjentina nuk është vetëm Messi. Ata kanë lojtarë shumë të mirë”.

Giroud foli për trajnerin maroken, Walid Regragui, me të cilin u takua si lojtar në vitin 2007 te Grenoble: "E kam përgëzuar atë, ajo që ka bërë është e pabesueshme. Ai është një person i madh dhe meriton të gjitha lëvdatat. Ka zhvilluar një Botëror i madh".

Sulmuesi transalpin foli për atë që do të thotë për të dhe ekipin e tij të përsërisin finalen e Kupës së Botës vetëm katër vite pasi u kurorëzuan kampionë: "Është e mrekullueshme të jesh këtu katër vite pas finales së Moskës. Ne kemi pasur cilësinë e nevojshme të ruajmë ritmin, madje ta rrisim nivelin.

Jemi me fat që kemi disa të rinj shumë të talentuar që do të mund të luajnë në një finale. Ne do të përpiqemi t’i vendosim të rinjtë në kushtet më të mira për ta përballuar si duhet këtë ndeshje".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd