Transmetuar më 16-12-2022, 11:13

LEZHË- Dyshohet se vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, arrestohet Besnik Pjetri.

Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat Renea ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishte të ndodhur në muajin Gusht në Grykë Zez të Lezhës.

Besnik Pjetri, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir Besnik dhe Pjetër Përjaku është shoqëruar pak minuta më parë në ambientet e komisariatit të Lezhës nën masa të rrepta sigurie. Pjetri, dhëndri i viktimave, ishte në kërkim nga Policia e Shtetit që prej fundit të muajt gusht.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës së datës 30 gusht në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e bashkëshortes. Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre.

Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë vajzat mes çiftit të divorcuar, të cilat mendohet se pas ndarjes nuk i ka takuar. Po ashtu burime bëjnë më dije çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme edhe pse ishin divorcuar 6 vite më parë.