Transmetuar më 16-12-2022, 08:54

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës.

Shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd