Transmetuar më 15-12-2022, 18:42

Lushnjë- Gjendet i vdekur një i ri në Lushnje.

Rasti u zbulua rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes "18 Tetori".

Ëhtë gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd