Transmetuar më 15-12-2022, 18:36

TIRANË- Publikohen të dhëna mbi B.K.,, 34-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është personi që ka djegur për së gjalli Menduh Sh. Kurtdedën.

Ky person dyshohet se fshihet në Itali. Ai dyshohet se i ka vënë flakën Kurtdedës, i cili ishte i dashuri i nënës së tij, Marjeta Karaj. Kësaj të fundit i kishte 1 milionë lekë të reja borxh.

Krimi i ndodhur në 2017-n, është zbardhur pas pesë vitesh vitesh. 61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë.

Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd