
TIRANË- Detaje të reja mësohen rreth Marjeta Ketës, gruas që akuzohet se vrau dhe dogji të dashurin e saj për një borxh.
Fqinjët e kanë konsideruar vajzë të mirë kur janë pyetur lidhur me krimin makabër që u zbulua pesë vite pasi ajo dogji të gjallë të dashurin në bashkëpunim me të birin. Fqinjet shprehen se janë habitur kur kanë dëgjuar për ngjarjen e rëndë. Ata janë shprehur se e dyshura njihej si gocë e mire dhe e urtë, teksa nuk kishin dëgjuar më herët diçka të keqe lidhur me të.
“Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, s’ka pasur konflikte,"- thotë një prej tyre.
“Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja”, thanë fqinjët.
Krimi është zbardhur pas pesë vitesh vitesh dhe shkak është bërë një borxh prej një milionë lekësh të rinj. Menduh Kurt-Deda, është vrarë në vitin 2017 nga ish-e dashura e tij Marjeta Karaj, 56 vjeçe në bashkëpunim me djalin e saj, Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç.
61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





