Greqi- Një avion është rrëzuar pak para orës 10 në Kretë, Greqi. Sipas informacioneve të para, të mediave greke, avioni është i nje kompanie indoneziane dhe pasagjerët ishin dy shtetas të huaj: njëri me origjinë indoneziane dhe tjetri nga Afrika e Jugut. Njeri arriti te shpetoje.
Avioni ishte nisur për në Egjipt dhe u rrëzua pak metra pasi u ngrit nga aeroporti i Heraklionit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të Rojës Bregdetare, të cilët fillimisht kanë lokalizuar nje 26-vjeçar. Pak kohë më vonë ata gjetën personin e dytë, një burrë 68-vjeçar, i cili është transportuar në spital.
Aktualisht janë dy skenarë kryesorë në shqyrtim. Njëri ka të bëjë me disa dëmtime të avionit. Tjetri ka të bëjë me mundësinë që njëri nga dy pasagjerët, që ndodheshin në kabinën e avionit, të jetë përballur me ndonjë problem shëndetësor.
68-vjeçari mund të jetë ndjerë shumë keq – burimet thonë se mund të ketë pasur një krizë – dhe 26-vjeçari ka tentuar ta ndihmojë, duke rezultuar në humbjen e kontrollit. Avioni me një motor, ra në det, në gjirin e malit Bad.
Dy pasagjerët ranë në det pas rrëzimit të avionit. 68-vjeçari u nxor pa ndjenja nga uji dhe pavarësisht ndihmes, ai nuk mundi të mbijetoje. Pasagjeri tjetër, 26-vjeçari është shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Heraklionit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd