Transmetuar më 13-12-2022, 21:17

Itali- Ngjarje tragjike në Itali. Gjenden të vrarë burrë e grua në banesën e tyre.

Mediat italiane informojnë se vrasja e dyfishtë ndodhi në Racalmuto, në provincën e Agrigento.

Një çift bashkëshortësh u vranë me thikë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.

Viktimat janë 66-vjeçari Giuseppe Sedita dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare Rosa Sardo, të dy dyshohet se janë vrarë me disa goditje me thikë në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Arma e vrasjes nuk është gjetur. Hetimet nga karabinierët koordinohen nga prokuroria e Agrigentos.

Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes.

Një hetim i menjëhershëm ka nisur nga organet kompetente.

Në kazermën Racalmuto është marrë në pyetje djali 34-vjeçar i çiftit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd