Transmetuar më 13-12-2022, 21:11

Elbasan- Mjeti që shkaktoi vdekjen e një qytetari me biçikletë në Peqin drejtohej nga një 17 vjeçar pa patentë.

Policia informon se në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd